Ndërlidhjet

Ban apelon për armëpushim në Gaza


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Luftimet ndërmjet ushtrisë së Izraelit dhe militantëve të Hamasit kanë hyrë në ditën e shtatë, ndërsa raportet flasin për më shumë se 100 palestinezë të vrarë, ashtu si edhe tre izraelitë.

Ban ka apeluar nga Kajroja, pas bisedimeve rreth krizës me shefin e Ligës Arabe, Nabil Elaraby.

“Jam këtu për të apeluar personalisht për fundin e dhunës dhe për të ofruar ndihmën time në përpjekjet e vazhdueshme për të arritur armëpushim”, ka thënë Ban.

Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka qëlluar më shumë se 100 caqe në Gaza, vetëm gjatë dy ditëve të fundit.

Palestinezët po ashtu kanë hedhur të paktën 20 raketa në territorin izraelit.

Dhuna ndërmjet Izraelit dhe Gazës është intensifikuar qysh të mërkurën e kaluar, kur Izraeli ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit – lëvizjes islamike që kontrollon Gazën.
XS
SM
MD
LG