Ndërlidhjet

logo-print

Prishtina kërkon nga Beogradi të përmbahet

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndjekur më vëmendje të veçantë procesin në Tribunalin e Hagës ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Harandinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit thuhet të kenë respektuar "çdo bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe në këtë kuadër Republika e Kosovës është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare".

"Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush, e as nga politika", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Duke vlerësuar se deklaratat e zyrtarëve të lartë institucionalë të Serbisë janë tendencë për të ndikuar në vendimin e Tribunalit të Hagës për rastin e zotit Haradinaj, në komunikatë thuhet se "qeveria e Kosovës ka qenë e kujdesshme në deklarimet lidhur me proceset gjyqësore në Hagë".

Kërkojmë që edhe autoritetet e Serbisë dhe të tjerët të jenë të përmbajtur dhe të mos tentojnë të ndikojnë në vendimet gjyqësore, thuhet mes tjerash në fund të komunikatës së qeverisë në Prishtinë.

Vendimi në procesin gjyqësor kundër Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, pritet me datën 29 nëntor.

Ish kryeministri Haradinaj, i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj në vitin 2010.

Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor. (a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG