Ndërlidhjet

Në San Francisco pritet votimi kundër lakuriqësisë


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësit e San Franciskos pritet të votojnë sot një propozim që e ndalon lakuriqësinë në vendet publike në qytet.

Lakuriqësia publike është legale në Kaliforni të SHBA-ve, por Bordi Mbikqyrës i San Franciskos është përgjigjur në ankesat e publikut, lidhur me praninë e rregullt të njerëzve të zhveshur në rrugët e qytetit, veçanërisht në distriktin Castro, të dominuar nga homoseksualët.

Ligjvënësit do të vendosin rreth një urdhërese që do ta ndalonte ekspozimin e pjesëve gjenitale në shumicën e vendeve publike, përfshirë rrugët, trotuaret dhe transportin publik.

Nëse do të shkelej kjo rregullore, herën e parë individi do të dënohej deri në 100 dollarë, por një shkelje e tretë do t’i jepte prokurorit të drejtën e dhënies së gjobës deri në 500 dollarë, apo edhe me burgim.
XS
SM
MD
LG