Ndërlidhjet

Turqia kërkon nga NATO raketa të llojit “patriot”


Ilustrim
Ilustrim
Turqia thotë se bisedimet me vendet anëtare të NATO-s rreth furnizimit të vendit me raketa ajrore të llojit “patriot”, për t'iu kundërvënë një kërcënimi potencial nga Siria, kanë arritur në një “fazë përfundimtare”.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha sot se Ankaraja së shpejti do t’ia bëjë një kërkesë zyrtare NATO-s.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rassmusen tha një ditë më parë se NATO do ta shqyrtojë kërkesën e Turqisë si çështje emergjente.

Nga vendet anëtare të Aleancës, vetëm Gjermania, Holanda dhe SHBA-ja kanë në arsenalin e tyre raketa të llojit “patriot”.
XS
SM
MD
LG