Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar për situatën humanitare në Siri


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon pas takimit të sotëm në Kajro me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon pas takimit të sotëm në Kajro me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se ai është shumë i shqetësuar lidhur me tejkalimin e situatës humanitare në Siri dhe vazhdimin e militarizimit të konfliktit, që ka filluar para 20 muajsh.

Ban i dha këto komente sot në Kajro, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Elaraby.

Ban tha se shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut janë në rritje dhe se ka rrezik që Siria të kthehet në një “fushëbetejë rajonale”.

Ai bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare ndërkombëtare në Siri, gjithashtu edhe për vendet përreth Sirisë, të cilat po strehojnë me qindra mijëra refugjatë sirianë.

Më shumë se 400 mijë refugjatë sirianë ndodhen në vendet fqinje të Sirisë, si në Turqi, Jordani dhe Liban.
XS
SM
MD
LG