Ndërlidhjet

Tërhiqet misioni luftarak francez nga Afganistani


Nj ushtar francez mbikqyr konvojin e trupave franceze duke u tërhequr sot nga Nejrabi, Afganistan

Nj ushtar francez mbikqyr konvojin e trupave franceze duke u tërhequr sot nga Nejrabi, Afganistan

Franca e ka përfunduar sot misionin e saj të fundit luftarak në Afganistan, duke tërhequr rreth 400 trupa nga Kapisa, një provincë strategjike në verlindje të Kabulit.

Trupat kishin qenë të vendosura kryesisht në dy baza në distriktet Tagab dhe Nejrab, që nga viti 2003.

Parisi kishte thënë se të gjithë ushtarët luftarakë francezë do ta lëshonin Afganistanin deri në dhjetor, dy vjet para se të largohet Misioni i NATO-s (ISAF), i udhëhequr nga SHBA-ja.

Rreth 2000 ushtarë francezë do të mbesin në detyra jo-luftarake, kthimi i shumicës prej të cilëve pritet të ndodhë verën e ardhshme, njoftojnë zyrtarët.
XS
SM
MD
LG