Ndërlidhjet

Sekretarja Clinton udhëton për në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton do të niset sot në udhëtimin e saj për në Jerusalem, Ramallah dhe Kajro.

Ajo do të takohet me liderë rajonalë, duke filluar nga partnerët izraelitë, me të cilët do të konsultohet rreth situatës në Gaza.

Vizita e saj do të ndërtohet mbi angazhimin amerikan me liderët rajonalë, përfshirë angazhimin intensiv të presidentit Obama me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Morsi, për ta përkrahur qetësimin e dhunës dhe përfundimin e sulmeve me raketa në qytetet izraelite, si dhe për rikthimin e qetësisë në atë rajon.

Raportohet se sekretarja Clinton pritet që ta nënvizojë interesimin e SHBA-ve për një rezultat paqësor që e mbronë interesin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal.
XS
SM
MD
LG