Ndërlidhjet

Arrestohet i dyshuari polak për komplot ndaj udhëheqësisë së vendit


Mjetet e konfiskuara nga policia polake

Mjetet e konfiskuara nga policia polake

Autoritetet polake kanë arrestuar një burrë, i cili, sipas tyre, ishte i përfshirë në një komplot për një sulm terrorist kundër udhëheqësisë së vendit.

Personi, identiteti i së cilit nuk është zbuluar, supozohet se ka planifikuar shpërthimin e katër veturave bombë jashtë parlamentit, në kohën kur ishin brenda kryeministri, presidenti, kabineti dhe ligjvënësit e vendit.

I dyshuari thuhet se ka qenë i pajisur me materiale shpërthyese, municion dhe armë.

Gjatë një konference për media në Varshavë, prokurori Piotr Krason tha se ky burrë, një hulumtues universitar nga Krakova, nuk i përket asnjë grupi politik, por tha se kishte motive kombëtare, anti semite dhe ksenofobike.
XS
SM
MD
LG