Ndërlidhjet

Britania pritet ta njohë koalicionin e ri opozitar sirian


Ilustrim
Ilustrim
Britania e Madhe pritet ta njohë Koalicionin e sapoformuar Kombëtar Sirian, si përfaqësuesin legjitim të njerëzve të Sirisë, ka njoftuar sot sekretari i jashtëm britanik, William Hague.

Deklarata e tij para parlamentit vjen pas mbeshtetjes që i është dhënë këtij grupi nga ministrat e jashtëm të BE-së, gjatë një takimi të mbajtur dje në Bruksel.

Franca ishte shteti i parë perëndimor që e njohu këtë koalicion javën e kaluar.

Hague tha se ai do të kërkojë nga Koalicioni që ta dërgojë një përfaqësues në Britani të Madhe, për të siguruar për ta ndihmë të mëtejmë humanitare dhe teknologjike.
XS
SM
MD
LG