Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Sovraniteti dhe pavarësia s'janë në tavolinë


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

"Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008, është shpallur nga udhëheqësit e popullit të Kosovës. Kosova ka kaluar nëpër një proces të bisedimeve më shumë se 15 muajsh deri në shpalljen e pavarësisë së saj, proces ky i drejtuar nga i dërguari i OKB-së për statusin, Presidenti Ahtisaari".

Me këtë deklaratë është përgjigjur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në prononcimin e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se "problemi i Kosovës mund të zgjidhet me një marrëveshje të re Daytoni".

Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes së Kosovës ka thënë se "që prej vitit të kaluar Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, kanë zhvilluar dialog në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së dhe janë arritur një numër marrëveshjesh të cilat duhet të zbatohen, sepse janë në të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve".

"Dialogu është mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çështjet që janë hapur për diskutim mund të zgjidhen përmes këtij dialogu që zhvillohet në Bruksel".

"Sovraniteti i Republikës së Kosovës, integriteti territorial dhe as pavarësia e saj, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë temë bisedash me askënd. Ky kapitull përgjithmonë është mbyllur dhe shpreh vullnetin e popullit të Kosovës dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-së dhe BE-së", ka thënë Vllahiu.
XS
SM
MD
LG