Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti thotë se po vazhdojnë ende bisedimet izraelito-palestineze


Gaza

Gaza

Bisedimet ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve lidhur me një armëpushim të mundshëm në Gaza janë duke vazhduar, por ndërmjetësuesit egjiptianë ende kanë shpresë se një marrëveshje mund të arrihet gjatë ditës së sotme, njofton një zyrtar i Egjiptit, raporton Reuters.

“Bisedimet janë ende duke vazhduar”, i ka thënë një zyrtar Reutersit, në kushte anonimiteti.

Sipas këtij zyrtari, Egjipti shpreson se një marrëveshje mund të arrihet më vonë gjatë ditës, duke shtuar se shpresat janë më të mëdha sot sesa dje.

“Jemi duke pritur një përgjigje nga Izraeli”, ka thënë burimi.
XS
SM
MD
LG