Ndërlidhjet

Artistët paguajnë për panon e Havelit


Shenja "'Vaclav Havel Airport Prague" në Aeroportin Ndërkombëtar të Pragës

Shenja "'Vaclav Havel Airport Prague" në Aeroportin Ndërkombëtar të Pragës

Yjet e Rokut, Bono, The Edge, Peter Gabriel, Sting dhe Yoko Ono Lennon i kanë mbuluar shpenzimet e një panoje që do të zbulohet muajin e ardhshëm, për ta nderuar Vaclav Havelin, në aeroportin ndërkombëtar të Pragës, i cili është riemëruar së fundmi, në nder të presidentit të ndjerë çek.

Zyrtarë të aeroportit njoftuan se panoja, që është dizajnuar nga artisti me prejardhje çeke, Petr Sis, do të zbulohet në ceremoninë zyrtare me 9 dhjetor.

Muzikantët i kanë dhënë donacion 1.5 milionë kruna (76 mijë dollarë) për këtë projekt të propozuar nga Bill Shipsey, themeluesi i “Art for Amnesty”.

Ish-presidenti çek Vaclav Havel, skenarist dhe disident, ndërroi jetë dhjetorin e kaluar, në moshën 75 vjeçare.
XS
SM
MD
LG