Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Kabul, të paktën një i vrarë


Afganistan - Pamje pas një shpërthimi (Arkiv)

Afganistan - Pamje pas një shpërthimi (Arkiv)


Një bombardues vetëvrasës e ka hedhur veten në erë mëngjesin e sotëm në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Policia thotë se të paktën një person është vrarë gjatë sulmit, në afërsi të një baze ushtarake amerikane.

Raportohet se dy ushtarë afganë që ndodheshin në një veturë në afërsi janë lënduar.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG