Ndërlidhjet

Rriten përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Lindje të Mesme


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit janë rritur, pas arritjes në rajon të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të “qetësohet” konflikti.

Clinton tha se ajo ka arritur në Jerusalem me një mesazh të qartë nga presidenti Obama; për të dhënë një mbështetje të fortë dhe të patundur për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten.

Duke bërë thirrje për ndalje të sulmeve me raketë në Izrael, Clinton tha se ajo do të punojë me të gjitha palët në rajon, përfshirë presidentin e Egjiptit, Mohamad Morsi, drejt sigurimit të një armëpushimi të qëndrueshëm.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai e përkrahë një zgjidhje diplomatike, por shtoi se Izraeli do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten.
XS
SM
MD
LG