Ndërlidhjet

India e varë të mbijetuarin e vetëm nga sulmi në Mumbai


Mohammad Ajmal Kasab (Pamje nga Arkivi)
Mohammad Ajmal Kasab (Pamje nga Arkivi)
India e ka varur militantin e vetëm që kishte mbijetuar nga sulmet e vitit 2008 në Mumbai.

Qeveria e Indisë tha se Ajmal Kasab është varur mëngjesin e sotëm në Pune, jo shumë larg nga Mumbai.

Në muajin gusht, Gjykata Supreme e Indisë mbështeti dënimin me vdekje për Kasabin, lidhur me një sulm në Mumbai, ku mbetën të vrarë 166 persona.

Kasabi, 24 vjeçar, me kombësi pakistaneze, tha se i përkiste grupit militant Lashkar-e-Taiba.

Dhjetë militantë kishin qenë të përfshirë në rrethimin tre-ditor të Mumbait. Forcat indiane të sigurisë patën vrarë 9 militantët e tjerë gjatë operacioneve për t’i dhënë fund sulmeve.
XS
SM
MD
LG