Bashkimi Evropian e ka shtyrë vendimin për t’i dhënë Greqisë këstin e radhës së paketës së saj të ndihmës.
Pas 12 orësh bisedimesh në Bruksel, ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje dhe kanë paralajmëruar se do të takohen sërish të hënën e ardhshme.
Dallimet mbesin te çështja se si të menaxhohet më mirë borxhi i Greqisë.
Ministrat e 17 vendeve anëtare të eurozonës e mbështesin idenë e dhënies edhe të dy vjetëve shtesë për Greqinë, deri në vitin 2022, për ta sjellë borxhin e saj në 120 përqind të bruto produktit të brendshëm. Kjo përqindje konsiderohet e menaxhueshme.
Sido që të jetë, FMN-ja, kreditori i Greqisë, është duke rezistuar lidhur me këtë zgjatje të afatit.
Shuma tjetër e kredive të Greqisë e arrinë vlerën e 57 milionë dollarave. Kjo shumë i duhet Athinës për ta shmangur falimentimin.