Ndërlidhjet

Grupi i të drejtave, Amnesty International thotë se Bahrejni ka dështuar në ndjekjen e reformave të premtuara dhe ka ndërmarrë masa të ashpra në përpjekje për ta shuar një kryengritje anti-qeveritare, që filloi vitin e kaluar.

Raporti i sotëm pritet që të kundërshtohet fuqishëm nga autoritetet e Bahrejnit, të cilat thonë se eskalimi dhunës, sikurse bombardimet, kanë ndikuar në goditjet e reja.

Më shumë se 55 njerëz u vranë gjatë Pranverës Arabe në Bahrejn, shumica prej të cilëve sunitë që kërkojnë një zë më të fuqishëm politik në vend.

Amnesty ka cituar në raport masat e reja, përfshirë ndalimin e protestave publike dhe marrjen e nënshtetësisë për 31 aktivistë.
XS
SM
MD
LG