Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Shpërthim te "Kroi i Vitakut"


Mitrovicë, foto nga arkivi

Mitrovicë, foto nga arkivi

Nazmi Ismaili, anëtari i Këshillit të Veriut, Këshill ky që mbledh përfaqësues të lagjeve të banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, tha për Radion Evropa e Lirë, se para pak çastesh në lagjen "Kroi i Vitakut" ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm për të cilin sipas tij, nuk dihet se nga ka ardhur.

“Tash ishte një detonim, çfarë ishte ne nuk mund ta dimë, por ishte një shpërthim”,tha Ismaili.

Sipas tij, aktualisht policia janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke vëzhguar situatën.

Lajmin për këtë shpërthim e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Kroi i Vitakut”, në veri të Kosovës, dhe lagjet e tjera të banuara me popullatë të përzier janë përshkuar kohët e fundit me incidente.
XS
SM
MD
LG