Ndërlidhjet

Arrestohet kinezi për postimin në Twitter


Ilustrim

Ilustrim

Me qindra përdorues të internetit po protestojnë kundër arrestimit të blogerit kinez, i cili u arrestua pas postimit të një shakaje në Twitter, lidhur me Kongresin e Partisë Komuniste, që i mbylli punimet javën e kaluar.

Autoritetet kineze kanë qenë të ndjeshme ndaj çfarëdo mospajtimi rreth takimit të partisë, i cili nxori gjeneratën më të re të liderëve të Kinës.

Postimi i 5 nëntorit i të arrestuarit Zhai Xiaobing sugjeronte që skenari i episodit të ardhshëm të filmit horror “Final Destination” do të mbështetej në Sallën e Madhe Kineze, ku do të rrëzoheshin delegatët e partisë.

Pas këtij postimi, faqja e tij mbeti e zbrazët për disa ditë me radhë. Shoku tij u shqetësua lidhur me këtë fakt, dhe shkoi për një vizitë në shtëpinë e tij. Familjarët i treguan mikut Liu Yanping se Zhiu ishte arrestuar nga policia më 7 nëntor, me ç’rast i ishte marrë edhe kompjuteri.

Policia i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Zhai po hetohet për “shpërndarje të informacioneve terroriste”.
XS
SM
MD
LG