Ndërlidhjet

logo-print

Clinton u takua me Abbasin, më vonë niset për Kajro


Sekretarja amerikane e shtetit,Hillary Clinton, pas takimit të sotëm me liderin palestinez, Mahmud Abbas

Sekretarja amerikane e shtetit,Hillary Clinton, pas takimit të sotëm me liderin palestinez, Mahmud Abbas

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas kanë diskutuar rreth përpjekjeve për të siguruar një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Clinton u takuar me Abbas në Ramallah, ndërsa më vonë gjatë ditës pritet të niset për në Kajro.

Egjipti është një nga ndërmjetësuesit kryesorë në konfliktin tetë ditësh, i cili deri më tani ka shkaktuar 136 viktima palestineze dhe pesë viktima izraelite. Raportet për një marrëveshje të mundshme janë mohuar nga Izraeli.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ndodhet në rajon, për t’i shtyrë përpara përpjekjet drejt arritjes së një armëpushimi.
XS
SM
MD
LG