Ndërlidhjet

Gotovina kthehet në vendlindje


 Ante Gotovina pas arritjes në Zagreb

Ante Gotovina pas arritjes në Zagreb

Gjenerali kroat, Ante Gotovina ka folur mbrëmë para një turme të madhe njerëzish, të cilët ishin mbledhur në qytetin e tij të lindjes, Pakostane, duke u shprehur i lumtur se më në fund, pas shumë vitesh, është kthyer në shtëpi.

“Gëzohuni, miq të dashur, sepse kjo është nata jonë, nata e fitores sonë. Pas shumë vjetësh, po kthehem në shtëpi dhe jam sonte këtu me juve”, është shpehur Gotovina para turmës prej rreth 30 mijë vetash, njofton agjencia kroate e lajmeve, HINA.

Gjykata e Hagës i liroi të premten Ante Gotovinën dhe Mlladen Markaçin, pasi tha se nuk kishte gjetur dëshmi për angazhim të përbashkët kriminal, me qëllim të largimit të popullatës civile serbe nga Krajina - territor kroat – në vitet 1990.
XS
SM
MD
LG