Ndërlidhjet

Ban Ki-moon kërkon armëpushim në Gaza


Ban Ki-moon pas takimit me Mahmud Abbas në Ramallah
Ban Ki-moon pas takimit me Mahmud Abbas në Ramallah

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon është takuar sot në Ramallah me liderin palesitnez, Mahmud Abbas, me të cilin ka diskutuar për situatën e krijuar në Gaza dhe për mundësitë e një armëpushimi.

“Sot, situata në Gaza është shumë alarmuese. E gjithë bota është e shumë e shqetësuar lidhur me ngjarjet atje”, ka thënë Ban.

Ai ka kërkuar nga të gjithë ata që janë në komandë, nga të dyja palët, që ta respektojnë ligjin ndërkombëtar, për të siguruar mbrojtjen e civilëve gjatë gjithë kohës.

Ban e ka ripërsëritur thirrjen e tij për armëpushim, duke thënë se tani është koha për diplomaci.
XS
SM
MD
LG