Ndërlidhjet

Papa apelon për paqe në konfliktin izraelito-palestinez


Papa Benedicti XVI

Papa Benedicti XVI

Kreu i Kishës Katolike ka apeluar për armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas në Rripin e Gazës.

“Ndjej nevojën që të deklaroj sërish se urrejtja dhe dhuna nuk janë zgjidhje e problemit. Unë gjithashtu mbështes përpjekjet për sigurimin e një armëpushimi dhe për shtytjen e negociatave”, ka thënë Papa Benedikti XVI në Romë.

Duna ka kapluar prej më shumë se një javë Rripin e Gazës. Hamasi ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, derisa ky i fundit, është kundërpëgjigjur me sulme nga ajri, toka dhe uji.

Deri tash raportohet për mbi 130 viktima palestineze dhe 5 izraelite.

Diplomatët e lartë ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për armëpushim.
XS
SM
MD
LG