Ndërlidhjet

Kriza në Gazë dërgon Clintonin në Kajro


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka arritur në Kajro për bisedime me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, ka cituar AFP një zyrtar të aeroportit.

Ajo pritet të takojë menjëherë homologun e saj Mohammed Kamel Amr dhe presidentin Mohamed Morsi, i cili po luan një rol qenësor në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Vizita e Clintonit vjen në mes të aktivieteve të dendura diplomatike, që kanë për qëllim përfundimin e konfliktit, që vetëm për një javë ka vrarë më shumë se 130 persona.

Ajo ka arritur nga Izraeli, ku ka zhvilluar bisedime me kryeministrin
Benjamin Netanyahu, derisa ka udhëtuar gjithashtu edhe në Ramallah të Bregut Perëndimor, për t’u takuar me liderin palestinez, Mahmud Abbas.

Duna ka kapluar prej më shumë se një javë Rripin e Gazës.

Hamasi ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, derisa ky i fundit, është kundërpëgjigjur me sulme nga ajri, toka dhe uji.
XS
SM
MD
LG