Ndërlidhjet

Mërkiq: Për Kosovën, heqim dorë nga BE-ja


Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Mërkiq ka thënë për gazetën gjermane “'Tagespigel” se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE, po që se kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

“Ne atëherë, do të heqim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mërkiq në pyetjen se çka do të ndodhte, po që se BE e vendos njohjen e Kosovës si kusht.

I pyetur nëse Serbia do të mund ta pranojë pavarësinë, po që se në të njëjtën kohë, bëhen shkëmbime territoresh, ai është përgjigjur se “historia na mëson se para bisedimeve politike, të gjitha opsionet vendosen në tavolinë”.

Ai ka vlerësuar se nëse pala dëshiron, ajo edhe mund të gjejë zgjidhje dhe tha se “linjën e kuqe” për Sebrinë e përcakton vetëm Kushtetuta.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime ndërmjet kryeministrave të tyre nën ndërmjetësimin e BE-së.
XS
SM
MD
LG