Ndërlidhjet

Merkel skeptike për buxhetin e BE-së


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur dyshime se liderët e Bashkimit Evropian në takimin e kësja jave në Bruksel, do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e ri shtatëvjeçar të BE-së.

“Unë nuk e di nëse do të jemi në gjendje të arrijmë një përfundim nesër ose ditën tjetër”, tha Merkel në parlamentin gjerman.

Por, ajo tha se Gjermania dëshiron një marrëveshje mbi buxhetin, që do të mbulonte periudhën 2014 -2020.

Ajo tha se në qoftë se 27 shtetet anëtare të BE nuk arrijnë një marrëveshje në takimin e së enjtes dhe të premtes, ata do të duhet të takohen përsëri në fillim të vititi të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG