Ndërlidhjet

OJQ-të ruse refuzojnë të regjistrohen si "agjentë të huaj"


Grafite nëncmuese në një OJQ ruse, Moske.
Grafite nëncmuese në një OJQ ruse, Moske.
Dhjetëra organizata joqeveritare në Rusi kanë refuzuar që ta zbatojnë një ligj të ri, i cili kufizon aktivitetet e tyre.

Ligji, i miratuar në fillim të këtij viti, i obligon të gjitha OJQ-të që marrin fonde të huaja të regjistrohen si “agjentë të huaj” nga data 21 nëntor.

Të mërkurën, vandalët të panjohur shkruajtën fjalët “Agjentë të jashtëm. E dua SHBA-në”, në një ndërtesë në Moskë, që përdoret nga Qendra Memoriale për të Drejtta e Njeriut.

Kreu i qendrës, Oleg Orlov, e lidhi incidentin me hyrjen në fuqi të ligjit.

Orlov iu tha gazetarëve se organizata e tij dhe dhjetëra OJQ të tjera janë duke bojkotuar ligjin, për shkak se ai kërkon që të stigmatizojnë të gjitha marrësit e fondeve të huaja si spiunë.
XS
SM
MD
LG