Ndërlidhjet

Shqyrtohet vendosja e raketave Patriot në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Turqia ka kërkuar nga NATO-ja që të vendosë raketat e mbrojtjes ajrore Patriot në territorin e saj.

Aleanca tha të mërkurën se Ankaraja dëshiron ndihmën e saj për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme siriane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha përmes një deklarate se aleanca do të diskutojë kërkesën “pa ndonjë vonesë”.

Ai tha se dislokimi i tillë “do të shtojë aftësinë mbrojtëse të Turqisë për ta mbrojtur popullsinë dhe territorin e Turqisë.”

Rasmusen shtoi se dislokimi do të “kontribuojë në ndaljen e përshkallëzimit të krizës përgjatë kufirit juglindor të NATO-s.”

Brenda aleancës, vetëm Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda kanë sisteme raketash Patriot në arsenalet e tyre.

Një ekip i NATO-s planifikon ta vizitojë Turqinë në javën e ardhshme për të kryer një studim në zonën ku do të mund të vendoseshin raketat Patriot.
XS
SM
MD
LG