Ndërlidhjet

Irani i dha “ndihmë ushtarake” Hamasit


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit e lartë civilë dhe ushtarakë të Iranit deklaruan se Teherani i ka dhënë ndihmë ushtarake Hamasit, përfshirë raketat me rreze të gjata veprimi.

Mohammad Ali Jafari, kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, tha se vendi i tij u ka ndihmuar luftëtarëve në Gaza, që të aftësohen të prodhojnë vetë raketa me rreze të gjata. Ndërkohë, kryetari i parlamentit, Ali Larijani, tha se Teherani është “krenar të mbrojë popullin e Palestinës dhe Hamasin.”

Ai tha se ndihma iraniane ka qenë financiare dhe ushtarake.

Irani kurrë nuk ka fshehur mbështetjen e tij për armiqtë e Izraelit, Hamasin dhe Xhihadin Islamik në Rripin e Gazës, por në përgjithësi nuk ka pranuar se ka dërguar ndihmë ushtarake.

Izraeli e ka akuzuar Iranin se e ka furnizuar Hamasin me raketat Fajr 5.
XS
SM
MD
LG