Ndërlidhjet

Pushiq: Serbia mund të vendosë çka të dojë, gjykimi ishte final


Vesna Pushiq
Vesna Pushiq
Nënkryetarja e Qeverisë së Kroacisë, Vesna Pushiq, pas njoftimit të Prokurorisë për krime lufte të Serbisë se do të nisë pesë raste të krimeve kundër civilëve, të kryera gjatë operacionit “Stuhia”, ka porositur se Serbia mund të vendosë “çka të dojë, por vendimi i Hagës ka qenë final”.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare, që për këtë arsye edhe është formuar dhe ka kryer tërë punën, është definitiv dhe pas këtij nuk ka tjetër”, ka thënë Pushiq.

E pyetur nëse presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, po e privatizon funksionin e tij, meqë pas vendimit për lirimin e gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaçit, ka paralajmëruar një debat për Gjykatën e Hagës, Pushiq është përgjigjur shkurt: Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka themeluar Tribunalin e Hagës.

“Mendoj se u takon atyre që të reagojnë për këtë rast”, ka thënë Pushiq.

Përfaqësuesit e Serbisë kanë reaguar ashpër ndaj lirimit si të pafajshëm të gjeneralëve kroatë nga ana e Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës.
XS
SM
MD
LG