Ndërlidhjet

Sulm mbi xhaminë shiite, 23 të vrarë


Pakistan...

Pakistan...

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 23 njerëz në një ritual shiit, në qytetin ku ushtria pakistaneze e ka selinë.

Shpërthimi ka shkaktuar vrima në muret e një xhamie shiite në qytetin Ravalpindi, pranë Islamabadit.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi dy orë pas shpërthimeve me bomba, të cilat vranë të paktën tre njerëzm në një tubim të shiitëve në një qendër tregtare të Karaçit.

Dhuna vjen në prag të një samiti të tetë vendeve në zhvillim në Pakistan.

Pakistani, Irani, Egjipti, Turqia, Indonezia, Malajzia, Nigeria dhe Bangladeshi pritet të diskutojnë mënyrat për nxitjen e tregtisë dhe investimeve në një ngjarje për të cilën, Islamabadi shpreson se do t’ia përmirësojë pozitën.
XS
SM
MD
LG