Ndërlidhjet

AI shqetësohet për ekzekutimet në Afganistan


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Amnesty International ka shprehur keqardhje ndaj vendimit të Afganistanit për të ekzekutuar 14 të burgosur gjatë dy ditëve të fundit.

Një zëdhënës i qeverisë tha të mërkurën se janë ekzekutuar gjashtë të burgosur të dënuar me vdekje. Tetë të tjerë, u ekzekutuan një ditë më parë.

Amnesty tha se ka informacione për ekzekutime të tjera në ditët e ardhshme.

Organizata për të drejtat e njeriut ka vënë në pikëpyetje periudhën kur po kryhen ekzekutimet, duke vënë në dukje se qeveria afgane kishte shmangur ekzekutimet në vitet e fundit.

Amnesty tha se është e kuptueshme se presidenti Hamid Karzai është nën presion për të dëshmuar se ai mund të ruajë sundimin e ligjit, dhe të përparojë në bisedimet me talibanët.

Amnesty ka shtruar pyetjen nëse “ekzekutimet kishin të bënin më shumë me përfitimet politike në vend, sesa me drejtësinë”.

Talibanët paralajmëruan hakmarrje, po që se ndonjë prej pjesëtarëve të tyre ekzekutohet.
XS
SM
MD
LG