Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim bombe pranë shtëpisë së zv/prokurorit grek


Greqi, foto nga arkivi

Greqi, foto nga arkivi

Një bombë e vogël ka shpërthyer jashtë shtëpisë së një zëvendësprokurori grek, në mëngjesin e së enjtes në Athinë.

Policia tha se nuk ka pasur të lënduar, por disa shtëpi dhe makina janë dëmtuar.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Në vitet e fundit ka pasur një mori shpërthimesh me bomba të vogla në Greqi, derisa vendi po lufton me masat e ashpra të kursimit të imponuara nga huadhënësit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG