Ndërlidhjet

Jordanezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburanteve


Protesta në Jordani
Protesta në Jordani
Protestat mbi karburantet kanë vazhduar për të tetën ditë me radhë në Jordani.

Raportet thonë se protestat janë mbajtur në disa qytete, përfshirë edhe Amanin.

Kryeqyteti i Jordanisë ka qenë vend i dy protestave, derisa islamikët dhe aktivistët majtistë kanë denoncuar vendimin e qeverisë për t’i dhënë fund subvencionimeve të karburanateve dhe kanë kërkuar nga autoritetet lirimin e të gjithë të arrestuarve të javës së kaluar.

Në ditët e para të protestave, më shumë se 200 persona janë arrestuar, 70 janë lënduar dhe një person ka vdekur.

Trazirat e dhunshme kanë shpërthyer brenda një ore pas vendimit të Amanit për subvencionet, që ka çuar në rritjen prej 33 për qind të çmimit të karburanteve dhe të gazit që përdoret për zierje dhe ngrohje.
XS
SM
MD
LG