Ndërlidhjet

McCartney, Sinatra, Dylan drejt Grammy Hall of Fame


Paul McCartney

Paul McCartney

Disa nga emrat më legjendarë në muzikë janë shquar nga Akademia e Incizimeve e SHBA(US Recording Academy) ku incizimet e Paul McCartneyt, Frank Sinatras, Ray Charles-it dhe Whitney Houston-it janë përzgjedhur të hyjnë në të ashtuquajturin Grammy Hall of Fame për vitin 2013.

Kënga I Got You (I Feel Good) e vitit 1965 e James Brown-it është zgjedhur si një prurje krahas klasikes së Bob Dylanit të vitit 1964, The Times They Are A-Changing.

Bendi i McCartney-it “The Run”, të cilin e krijoi me bendin Wings pas ndarjes nga Beatles në vitin 1973 dhe albumi i vitit 1980 i AC/DC Back in Black janë vënë gjithashtu në listën e të nderuarve.

Whitney Houston është vlerësuar për albumin e vitit 1985 që mban emrin e saj, ndërsa Ray Charles është zgjedhur për Hit TheRoad Jack.

Përzgjedhja është bërë nga ekspertët e kompanisë së US Recording Academy nga incizimet që janë të paktën 25 vjet të vjetra dhe konsiderohen se kanë “rëndësi historike kualitative”.

Aktualisht gjenden 933 incizime në Grammy Hall of Fame.
XS
SM
MD
LG