Ndërlidhjet

"Jutarnji list": Jeremiq gënjeu


Vuk Jeremiq

Vuk Jeremiq

E përditshmja kroate “Jutarnji list”e ka akuzuar presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, se ka gënjyer në lidhje me përcaktimin e debatit mbi Tribunalin e Hagës.

Gazeta thotë se Jeremiq ka gënjyer kur ka thënë se debati mbi punën e Tribunalit të Hagës është caktuar pas lirimit të Ante Gotovinës dhe Mlladen Markaqit, sepse, siç thotë gazeta, ky debat është caktuar dy muaj më parë, më 21 shtator.

“Jutarnji list” gjithashtu thotë se qëndrimi i ish ministrit të Jashtëm serb dhe “të pavërtat që servon, komprometojnë jo vetëm atë, por edhe Serbinë”.

Jeremiq ka dekalruar se ka kërkuar që të zhvillohet një debat mbi punën e Tribunalit të Hagës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë si të pafajshëm.
XS
SM
MD
LG