Ndërlidhjet

Cameron kundër propozimeve për buxhetin e BE-së


Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka kritikuar propozimet për buxhetin e BE-së, të cilat do të diskutohen sot dhe nesër në samitin e udhëheqësve të unionit që zhvillohet në Bruksel.

“Nuk jam i kënaqur aspak( me propozimet e fundit buxhetore). Këto janë negociata shumë të rëndësishme. Në kohën kur po marrim vendime të vështira në vendin tonë, mbi shpenzimet publike, do të ishte gabim, është gabim, që të ketë propozime për rritjen e shpenzimeve në BE. Andaj ne do të zhvillojmë negociata shumë të vështira për një marrëvehsje të mirë për taksapaguesit bitanikë dhe për taksapaguesit evropianë”,tha kryeministri David Cameron.

Britania dhe kontribuesit tjerë kryesore bëjnë thirrje për shkurtime për t’iu përshtatur reduktimeve që i kanë bërë në shpenzimet e tyre kombëtare.

Anëtarët më të varfëra të bllokut, siç është Polonia dhe vende të tjera ish-komuniste, kërkojnë që buxheti për 2014-2020 të mbahet në nivelet aktuale apo edhe të rritet.

Franca është kundër shkurtimeve të propozuara në subvencionet bujqësore, ndërsa evndet e Evropës Lindore kundërshtojnë reduktimin në financimin e përmirësimit të infrastrukturës, të njohur si shpenzime kohezioni.

Për kohezion shpenzohen rreth 32 për qind të shpenzimeve totale, ndërsa për bujqësi 37.5 për qind.

Drafti është hartuar nga Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili bëri shkurtime në planin fillestar të Komisionit Evropian. Negociatat në Bruksel do të vazhdojnë të premten.
XS
SM
MD
LG