Ndërlidhjet

Rusia kundër raketave Patriot në kufirin turk


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Rusia tha se kundërshton zbarkimin potencial të raketave të NATO-s, Patriot afër kufirit turk me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Aleksandër Lukasheviq, duke folur për kërkesën e Turqisë për vendosjen e aleancës ushtarake perëndimore, tha se kjo lëvizje “nuk do të forcojë stabuilitetin në rajon”.

Aleanca tha të mërkurën se Ankaraja dëshiron ndihmën e saj për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme siriane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha përmes një deklarate se aleanca do të diskutojë kërkesën “pa ndonjë vonesë”.

Ai tha se dislokimi i tillë “do të shtojë aftësinë mbrojtëse të Turqisë për ta mbrojtur popullsinë dhe territorin e Turqisë.”

Brenda aleancës, vetëm Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda kanë sisteme raketash Patriot në arsenalet e tyre.
XS
SM
MD
LG