Ndërlidhjet

logo-print

AKK: Zyrtarët e rinj nuk e deklarojnë pasurinë


Logo e Agjencise kunder Korrupsionit

Logo e Agjencise kunder Korrupsionit

Më shumë se 92 për qind e zyrtarëve të lartë publikë, me marrjen e detyrës e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, kurse 19 përqind e tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë duke iu shmangur kështu obligimit që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, thuhet në një njoftim të Agjencisë kundër Korrupsionit.

“AKK ka pranuar informacionet nga pikat kontaktuese të saj nëpër institucionet publike se 253 zyrtarë të lartë publikë janë emëruar si zyrtarë të rinh dhe kanë për obligim deklarimin e pasurisë. Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës 234 apo 92% e kanë përmbushur këtë obligim ligjor ndërsa 19 apo 08% nga numri i përgjithshëm nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve pas emërimit”, thuhet në njoftim.

Bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja është e obliguar që të iniciojë procedurë kundërvajtëse për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji, ka bërë me dije agjencia.
XS
SM
MD
LG