Ndërlidhjet

OSBE: Vetë-rregullimi, çelës për luftimin e presionit ndaj mediave


Ilustrim
Ilustrim
Organet e vetë-rregullimit për mediat e shkruara luajnë rolin kryesor në përmirësimin e cilësisë së raportimit, mbrojtjen e mediave nga presioni i tepruar dhe rritjen e konkurrencës së tyre në tregun e njomë të mediave, nxorën si përfundim pjesëmarrësit e një konference të organizuar nga OSBE rreth gjendjes së mediave të shkruara në Evropën Juglindore.

Pjesëmarrësit që janë përfaqësues të mediave dhe institucioneve të mediave nga Prishtina, Beogradi, Lubjana, Podgorica, Sarajeva, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi, kanë diskutuar për një varg çështjesh që prekin mediat në rajon, siç është presioni politik dhe ekonomik, liria e të shprehurit, dhe standardet profesionale dhe etike, thuhet ne nje njoftim te OSBE-së.

Konferenca ka rekomanduar fuqizim të mëtejshëm të Këshillit të mediave të shkruara të Kosovës dhe organet tjera të vet-rregullatorit në rajon, si dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal si një mënyrë për tejkalimin e sfidave.

“Mediat janë mbikëqyrësit e demokracisë dhe si të tilla kanë të drejtë dhe obligim të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme, të hetojnë temat dhe informojnë publikun për gjetjet e tyre”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Mediat gjithashtu duhet të mbrojnë veten duke mbështetur standardet e vetë-rregullimit dhe duke iu përmbajtur kodit të mirësjelljes”, shtoi ai.

Në vitin 2005, Misioni ka mbështetur themelimin e Këshillit të Mediave të shkruara, një vetë-rregullues për mediat e shkruara, dhe vazhdon ta mbështesë këtë institucion përmes aktiviteteve të ndryshme, siç është lehtësimi i kontakte mes mediave dhe institucioneve të mediave dhe duke ofruar trajnime, sidomos në fushat e gazetarisë hulumtuese.
XS
SM
MD
LG