Ndërlidhjet

Kreu i Operës Britanike zgjidhet drejtor i BBC-së


BBC..

BBC..

Kreu aktual i Operës Mbretërore të Britanisë është zgjedhur të jetë drejtori i ardhshëm i përgjithshëm i BBC-së.

Tony Hall ka shërbyer si drejtor për lajme në transmetuesin britanik për një dekadë, para se të merrte postin në Operën Mbretërore.

Ai pason George Entwistle, që dha dorëheqje në fillim të nëntorit pas një skandali të abuzimit seksual, që e hodhi transmetuesin 90 vjeçar të themeluar nga shteti në telashe të mëdha.

Kundërthëniet nisën pas një vendimi të BBC-së, që të mos e transmetojë një raport në të cilin raportohej se një nga ish moderatorët e fashmëm të BBC-së, Jimmy Savile, tashmë i ndjerë, kishte kryer abuzime seksuale me femra të reja.

BBC gjithashtu transmetoi një raport që lidhte gabimisht një politikan me abuzimet seksuale të fëmijëve.

Hall pritet ta marrë detyrën në muajin mars.
XS
SM
MD
LG