Ndërlidhjet

Dhunë e viktima gjatë Samitit në Pakistan


Pakistan...
Pakistan...
Udhëheqësit myslimanë u zotuan se do të punojnë më ngushtë me njëri-tjetrin në një takim të rrallë në Pakistan, derisa sulmet e militantëve vranë 37 njerëz në të gjithë vendin.

Sulmet përbëjnë dhunën më vdekjeprurëse, për të cilën kanë marrë përgjegjësinë talebanët.

Vargu i sulmeve mbi myslimanët shiitë, policinë dhe ushtrinë, vë në pah sfidën e madhe të sigurisë në vendin, ku talebanët dhe ekstremistët e lidhur me Al-Kaedan e kundërshtojnë ashpër qeverinë aleate të SHBA-së.

Njëzet e tre vetë u vranë dhe 62 u plagosën gjatë natës në Ravalpindi.

Autoritetet njoftojnë edhe për sulme të tjera në vend.

Ndërkohë, udhëheqësit e tetë vendeve myslimane janë duke marrë pjesë në një samit ekonomik në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Presidenti Asif Ali Zardari e ka hapur takimin e Tetë Vendeve në Zhvillim (D-8) në pallatin presidencial në Islamabad.

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi ka anuluar udhëtimin e tij në Islamabad në momentin e fundit, pasi ai është përqëndruar në zbatimin e armëpushimit në Gazë, të clin e ka negociuar Egjipti.

Zëvendëspresidenti Mahmud Mekki po merr pjesë në vend të tij.

Në samit po marrin pjesë presidentët e Pakistanit, Iranit, Indonezisë dhe Nigerisë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit nga Malajzia e Bangladeshi.
XS
SM
MD
LG