Ndërlidhjet

Irani: Izraeli “gjithnjë e më i dobët”


Saeed Jalili

Saeed Jalili

Njëri nga ndihmësit kryesorë të udhëheqësit suprem të Iranit ka thënë se fakti që Izraeli ka pranuar armëpushim me Lëvizjen e Hamasit në Gaza, tregon se “shteti hebre është gjithnjë e më i dobët”.

Saeed Jalili, sekretar i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare, ka uruar ndërkaq palestinezët për armëpushimin.

“Armëpushimi tregon se rezistenca është duke u bërë më e fortë në baza ditore”, ka thënë Jalili.

Po sot, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, ka mirëpritur armëpushimin, por ka thënë se nuk është shumë optimist për efektivitetin e tij.

Marrëveshja për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është ndërmjetësuar të mërkurën nga Egjipti, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Ajo ka pasuar tetë ditë luftime ndërmjet dy palëve.
XS
SM
MD
LG