Ndërlidhjet

Morsi i jep më shumë pushtet vetes


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka nxjerrë një dekret të ri, duke i dhënë vetes “pushtet më të thellë”.

Dekreti është lexuar në televizionin shtetëror nga zëdhënësi i Morsit.

Ai ka thënë se “vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave”.

Morsi tashmë ka kompetenca legjislative, pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit është shpërndarë me urdhrin e gjykatës, para se ai të merrte postin më 30 qershor.

Lideri i opozitës, Muhamed ElBaradei, ka akuzuar Morsin se po vepron si një “faraon i ri”.
XS
SM
MD
LG