Ndërlidhjet

Obama bën thirrje për unitet


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve që të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të bashkohen si komb në Ditën e Falënderimeve.

Obama, i sapozgjedhur për mandatin e dytë presidencial, ka thënë në mesazhin e tij javor në radio se “vendi sapo ka dalë nga sezoni i fushatës, i cili ka qenë i pasionuar, i zhurmshëm dhe jetik për demokracinë tonë”.

“Derisa zgjedhjet u kanë kërkuar votuesve të zgjedhin, Dita e Falënderimeve ofron shansin për të vënë gjithçka në perspektivë. Dhe, mos harroni se ne jemi dhe do të jemi, para së gjithash, amerikanë”, ka thënë Obama.

Ai është rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara më 6 nëntor.

Amerikanët shënojnë çdo vit Ditën e Falënderimeve në të enjten e katërt të nëntorit.
XS
SM
MD
LG