Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet për buxhetin e BE-së


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të rinisin sot bisedimet për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut. Një raund fillestar i bisedimeve ka përfunduar në orët e para të mëngjesit në Bruksel, pa ndonjë zgjidhje të raportuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka thënë gazetarëve se dyshon për arritjen e ndonjë marrëveshjeje këtë fundjavë dhe se do të duhen negociata të mëtejshme.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se do të duhen negociata të vështira për të arritur marrëveshje për buxhetin prej 1 trilion eurosh të BE-së, për periudhën 2014-2020.

Në mesin e rritjes së ngadaltë ekonomike në Bashkimin Evropian, Britania, Gjermania dhe kontribuueset e tjera të mëdha të buxhetit të BE-së janë duke kërkuar kufizimin e shpenzimeve.

Franca, ndërkohë, ka bërë thirrje për vazhdimin e subvencioneve për bujqësinë dhe për programe zhvilluese në vendet e varfra të BE-së.

Secili nga 27 vendet anëtare të bllokut ka të drejtën e vetos mbi buxhetin.
XS
SM
MD
LG