Ndërlidhjet

Pro dhe kundër dekretit të ri të Morsit


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Egjiptianët kanë protestuar kundër dhe në mbështetje të presidentit Muhammad Morsi, i cili ka nxjerrë një dekret të ri, duke i dhënë vetes kompetenca të reja gjithëpërfshirëse.

Dekreti i lëshuar të enjten, thotë se vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave.

Islamistët kanë demonstruar në mbështetje të Morsit jashtë Gjykatës së Lartë, duke i bërë thirrje asaj që të pastrohet nga zyrtarët e ish-regjimit të presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.

Aktivistët që mbështesin reformat, kanë akuzuar Morsin për “zgjerim të pushtetit diktatorial, duke sulmuar idealet e revoltës së vitit të kaluar”.

Lideri i opozitës, Muhamed ElBaradei, ka thënë se Morsi po vepron si një “faraon i ri”.
XS
SM
MD
LG