Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet sulmuesi i autobusit në Tel Aviv


Tel Aviv

Tel Aviv

Autoritetet izraelite thonë se kanë arrestuar një person të dyshuar për vendosjen e bombës në një autobus në Tel Aviv.

Bomba ka shpërthyer të mërkurën, duke plagosur të paktën 27 persona.

Zyrtarët thonë se i dyshuari është arab, me shtetësi izraelite.

Sipas tyre, ai ka lidhje me militantët e Hamasit dhe grupet islamike xhihadiste.

Zyrtarët po ashtu thonë se kanë arrestuar edhe disa militantë të tjerë, të përfshirë në komplotin me bombë.

Ushtria izraelite dhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, kanë hyrë në armëpushim qysh të mërkurën vonë, pas më shumë se një javë luftimesh.
XS
SM
MD
LG