Ndërlidhjet

Talibanët i hakmerren Qeverisë afgane


Pamje arkivore nga Afganistani
Pamje arkivore nga Afganistani
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Vardak të Afganistanit.

Përgjegjësinë për shpërthimin e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre, Zabihullah Mujahid, ka thënë se sulmi është kryer për t’iu hakmarrë Qeverisë afgane, e cila të mërkurën ka ekzekutuar katër talibanë të burgosur.

Burimet zyrtare thonë se shpërthimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të një objekti, i cili shërben për trajnime të policisë dhe ushtarëve afganë.
XS
SM
MD
LG