Ndërlidhjet

Sarkozy merret në pyetje për “punë të paligjshme”


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është pyetur rreth dyshimeve nëse fushata e zgjedhjeve presidenciale në Francë më 2007 ka marrë donacione të paligjshme nga gruaja më e pasur në vend.

Sarkozy është marrë në pyetje për 12 orë.

Fushata e tij dyshohet se ka pranuar 150,000 euro nga miliarderja Liliane Bettencourt, trashëgimtare e gjigantit botëror të kozmetikës – L’Oreal.

Sarkozy, 57 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje.

Në muajin korrik, policia ka bastisur shtëpinë dhe zyrat e Sarkozisë për të kërkuar prova.

Sarkozy, i cili ka gëzuar imunitet gjatë kohës sa ka qenë president, është mposhtur në zgjedhjet e majit nga kundërkandidati i atëhershëm, Francois Holland.

Sarkozy ka shërbyer vetëm një mandat si president.
XS
SM
MD
LG